Lidhje

Kajro: 20 emigrantë sudanë vriten në përleshje me policinë


Të paktën 20 vetë u vranë në Kajro pas ndërhyrjes së policisë për shpërndarjen e një proteste tre-mujore të refugjatëve sudanezë që kërkojnë të vendosen në një vend të tretë. Mijëra policë rrethuan kampin gjatë natës dhe përdorën pompat e ujit kundër refugjatëve.

Policia hyri në kamp sot në mëngjes pasi u përpoq për orë të tëra të shpërndante protestuesit. Një gazetar i Zërit të Amerikës njoftoi nga vendi i ngjarjes se policia i rrahu refugjatët, duke përfshirë edhe gratë e fëmijët. Ministria e Brendëshme tha se vdekjet u shkaktuan nga vërshimi i turmës së refugjatëve, por gazetarët në rajon thonë se nuk panë një gjë të tillë.

Gati 2 mijë refugjatë sudanezë janë vendosur në një zonë të pasur të Kajros dhe kërkojnë nga agjencia e OKB-së për Refugjatët të vendosen në një vend tjetër. Agjencia thotë se refugjatët nuk e kanë këtë të drejtë.

XS
SM
MD
LG