Lidhje

Ukrainë: Jushçenko kërkon shtyrjen e afatit për rritjen e çmimeve nga Gazpromi


Presidenti i Ukrainës, Viktor Jushçenko kërkoi shtyrje për 10 ditë në ngritjen e planifikuar të çmimeve nga kompania shtetërore ruse e gazit natyror, Gazprom. Por kompania e hodhi poshtë kërkesën.

Zoti Jushçenko i dërgoi sot një telegram presidentit Vladimir Putin. Udhëheqësi ukrainas tha se shtyrja do ti jepte palëve më shumë kohë të zgjidhnin mosmarrëveshjet rreth planeve të Gazpromit për të katërfishuar çmimet e gazit natyror.

Ndërkohë kryeministri i Ukrainës Juri Jekanurov tha se vendi i tij ka arritur një marrëveshje për të marrë furnizim nga Turkmenistani në vitin 2006 me një çmim të arsyeshëm.

XS
SM
MD
LG