Lidhje

Dy shpërthime trondisin Bagdatin


Zyrtarë irakianë thonë se të paktën pesë persona u vranë dhe më shumë se 20 të tjerë u plagosën nga dy shpërthime në Bagdat.

Një shpërthim ishte pasojë e një predhe mortaje. Nuk është e qartë nëse shpërthimi i dytë ishte vetëvrasës apo një tjetër mortajë.

Një oficer i lartë amerikan thotë se intensiteti i kryengritjes ka rënë që nga zgjedhjet parlamentare të Irakut në mes të muajit. Duke folur në Bagdad, gjeneral-majori William Webster tha gjithashtu se është zbuluar që disa burgje irakiane janë të mbipopulluara dhe se disa të burgosur kanë shenja keqtrajtimi të mëparshëm, megjithëse nuk janë zbuluar prova keqtrajtimesh.

Ushtria amerikane ka se do të rrisë numrin e ushtarëve që këshillojnë rajonet irakiane të policisë. Sunitë janë ankuar se janë bërë objektiv i forcave të sigurisë që kontrollohen nga shiitët.

XS
SM
MD
LG