Lidhje

Policia greke në ndjekje të dy të burgosurve të arratisur


Policë grekë të ndihmuar nga helikopterë po kërkojnë në një zonë malore në veriperëndim të Athinës dy të burgosur që vranë rojat dhe u arratisën.

Zyrtarët thanë se ndërsa rojet transportonin të burgosurit nga një burg në tjetrin, dy nga ata, një rus dhe një shqiptar kishin arritur t’u merrnin armët rojeve dhe t’i vrisnin ata.

Të dy personat u arratisën pastaj afër fshatit Malaski. Një i burgosur i tretë, shqiptar kishte mbetur pas. Autoritetet thanë se po kërkojnë fshatrat rreth e rrotull por koha e keqe po pengon përpjekjet e tyre.

XS
SM
MD
LG