Lidhje

Greva në Londër bllokon disa stacione të metrosë së qytetit


Një grevë 24 orëshe e personelit të metrosë së Londrës ka bllokuar disa pjesë së sistemit të transportit në qytet duke i komplikuar planet e qytetarëve për të festuar natën e Vitit të Ri.

Punonjësit e metrosë ndërprenë punën sot në mesditë duke detyruar mbylljen e më shumë se 20 nga 275 stacionet e metrosë. Zyrtarët e sindikatës thanë se grevistët po protestojnë për orarin e punës dhe çështje të tjera administrative që thonë se vënë në rrezik sigurinë e transportit publik. Menaxherët shpresojnë që shumë trena do të jenë në punë por paralajmëruan udhëtarët të kërkojnë informacion nga zyrtarët e transportit para se të nisen për të marrë metronë.

Sistemi i metrosë kishte në plan të ofronte transport falas për të gjithë pasagjerët nga ora 11:45 sot në darkë deri në 4:30 nesër në mëngjes për të ndihmuar qytetarët të ktheheshin të sigurtë në shtëpitë e tyre. Sindikata ka bërë thirrje për një tjetër grevë 24 orëshe më 8 dhe 9 janar.

XS
SM
MD
LG