Lidhje

Sulmi izraelit lë dy palestinezë të vrarë në Rripin e Gazës


Dy palestinezë u vranë gjatë një sulmi izraelit në pjesën veriore të Rripit të Gazës.

Një zëdhënës i ushtrisë izraelite tha se trupat në afërsi të kufirit diktuan dje ekstremistët duke u përgatitur të qëllonin me raketa nga e ashtuquajtura zonë e ndaluar dhe e bombarduan atë pozicion, duke i vrarë ata. Izraeli e deklaroi atë zonë të ndaluar për palestinezët të dielen e kaluar në përpjekje për të parandaluar sulmet e ekstremistëve me raketa kundër terrotirot izraelit.

Ndërkohë, udhëheqësi palestinez Mahmud Abaz, është zotuar të rivendosë rendin pas shpërthimit të trazirave në Rripin e Gazës. Në mesazhin e tij me rastin e Vitit të Ri, zoti Abaz tha se kaosi dëmton palestinezët dhe besueshmërinë e tyre në arenën ndërkombëtare.

Po dje, dhjetëra ekstremistë të armatosur morën nën kontroll për pak kohë ndërtesat qeveritare në Rripin e Gazës në mbështetje të kërkesave për vende pune. Zyrtarët thonë se anëtarë të grupit Brigadat Martire Al-Aksa, krahu i armatosur i lëvizjes Fatah, morën nën kontroll disa zyra në qendër të Gazës.

Në të njëjtën kohë, disa grupe ekstremiste palestineze kanë paralajmëruar se nuk do të respektojnë më armëpushimin që skadoi në mesnatë.

XS
SM
MD
LG