Lidhje

Austria merr presidencën e rradhës së Bashkimit Evropian


Britania i dorëzoi sot Austrisë presidencën e radhës të Bashkimit Evropian për 6 muajt e ardhshëm.

Britania e drejtoi organizatën gjatë negociatave të vështira për buxhetin dhe arriti të ngushtojë dallimet e mëdha brenda Bashkimit për anëtarëimin e Turqisë në organizatë.

Gjatë mandatit të tij, kancelari austriak Volfgang Shusel do të përpiqet të rigjallërojë përpjekjet për kushtetutën evropiane. Projekti është lënë pothuajse mënjanë, që kur votuesit në Francë dhe Holandë e hodhën atë poshtë vitin e kaluar. Pas Austrisë, presidencën e radhës e merr Finlanda.

XS
SM
MD
LG