Lidhje

Nju Jork Tajms: OKB-ja do të krijojë agjenci të re për të drejtat e njeriut


Sipas një njoftimi të sotëm të gazetës Nju Jork Tajms, Kombet e Bashkuara pritet të krijojnë një agjenci të re brenda disa javësh, për të zëvendësuar Komisionin e të Drejtave të Njeriut që është kritikuar ashpër.

Sipas gazetës, zyrtarë të OKB-së kanë vendosur të veprojnë me shpejtësi për të rivendosur besimin tek organizata botërore. Komisioni i OKB-së për të Drejtat e Njeriut u kritikua ashpër për lejimin e pjesëmarrjes në të, të vendeve me shkelje të rënda të të drejtave të njeriut. Krijimi i një komisioni të ri është pjesë e planit të Sekretarit të Përgjithshëm Kofi Anan për reforma të thella në OKB.

XS
SM
MD
LG