Lidhje

Presidenti Bush viziton ushtarët e plagosur në një spital në San Antonio


Presidenti Bush e filloi vitin e ri duke vizituar ushtarët e plagosur në një spital ushtarak në San Antonio të Teksasit.

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha se Presidenti do të nderojë me medalje 9 ushtarë të plagosur. Presidenti pritet të kthehet sonte në Uashington, duke i dhënë kështu fund pushimit një javor për Krishtlindje.

Presidenti do të ndeshet me një sërë problemesh këtë vit; atij do t’i duhet të bindë Kongresin të miratojë zgjatjen e mandatit të paketës ligjore anti-terroriste të njohur me emrin Akti Patriot, të sigurojë miratimin e gjykatësit Samuel Alito për në Gjykatën e Lartë, dhe lëvizjen e trupave në Irak e Afganistan, ndërsa disa ligjvenës po bëjnë thirrje për tërheqjen e trupave amerikane.

XS
SM
MD
LG