Lidhje

Izraeli godet me raketa një seli të lëvizjes Fatah të presidentit palestinez në Rripin e Gazës


Ushtria izraelite qëlloi me raketa një ndërtesë në Rripin e Gazës që përdorej nga anëtarë të lëvizjes Fatah të Presidentit Mahmud Abaz.

Nuk ka pasur njoftime për viktima në sulmin e sotëm, i cili u krye disa orë pasi territori izraelit u qëllua me raketa nga Rripi i Gazës. Zyrtarë izraelitë thanë se ndërtesa përdorej nga ekstremistë të grupit Brigadat Martire Al-Aksa.

Dje, al-Aksa dhe tre grupe të tjera ekstremiste thanë se nuk do të respktojnë më një armëpushim që kishte për synim të pakësonte sulmet kundër Izraelit.

Presidenti Abaz ndihmoi në përpjekjet për arritjen e armëpushimit marsin e kaluar.

Ndërkohë, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Kofi Anan, dënoi shpërthimin e djeshëm kundër një klubi të organizatës botërore në Qytetin Gaza.

Zoti Anan u bëri thirrje autoriteteve palestineze të sjellin para drejtësisë personat përgjegjës për shpërthimin që nuk shkaktoi viktima.

XS
SM
MD
LG