Lidhje

Sot në Irak: Vriten të paktën 7 rekrutë të policisë 


Autoritetet irakiane thonë se shpërthimi i një makine bombë nga një atentator vetvrasës shkaktoi vdekjen e të paktën 7 rekrutëve të policisë dhe plagosjen e 13 të tjerëve.

Ata thonë se personi në fjalë e drejtoi makinën për në autobusin e rekrutëve në veri të Bagdatit. Ndërkohë, në kryeqytet, persona të armatosur qëlluan ndaj një autokolone ku ndodhej ambasadori i Turqisë, një tjetër sulm ky kundër personelit diplomatik në Irak. Njoftime për viktima nuk ka. Ndërkohë, ministri irakian i naftës, Ibrahim Bahr al-Ulum tha se kishte dhënë dorëheqjen javën e kaluar pasi qeveria e kishte detyruar të merrte leje pas kritikave që ai kishte bërë për rritjen e çmimeve të karburantit.

Zyrtarët ushtarakë amerikanë njoftuan ndërkohë se 4 kontraktues civilë amerikanë u vranë dhe 18 të tjerë u plagosën në një aksident ditën e dielë, kur autobusi i tyre goditi një kamion në provincën perëndimore të Anbarit.//lk

XS
SM
MD
LG