Lidhje

Iraku vazhdon përpjekjet për kapërcimin e vështirësive të lëna nga rregjimi i Sadam Huseinit


Dy vjet e gjysmë më parë në Irak ishte në pushtet Sadam Huseini. Ai ishte një diktator i pamëshirshëm, i cili sulmoi fqinjët, përdori armë të shkatërrimit në masë dhe vrau shumë irakianë. Këtë vit irakianët mbajtën zgjedhje të lira dhe të drejta për një qeveri të përkohshme dhe miratuan një kushtetutë në një referendum mbarëkombëtar. Më 15 dhjetor ata votuan për një qeveri të përhershme duke u bazuar tek kushtetuta e re.

Presidenti Bush thotë se ky është një transformim mbresëlënës për një vend që me të vertetë nuk ka eksperiencë me demokracinë.

“Ka ende shumë punë të vështirë për t’u bërë në Irak, por falë guximit të popullit irakian, viti 2005 do të mbahet mend si një pikë kthimi në historinë e Irakut, të Lindjes së Mesme dhe në historinë e lirisë.”

Ndërkohë që populli irakian mundohet të ndërtojë demokracinë, besimtarët e ish-diktatorit Sadam Husein dhe terroristët që janë vënë në shërbim të Al-Kaidës, po mundohen ta ndalin. Presidenti Bush thotë se Shtetet e Bashkuara do të ndihmojnë irakianët të luftojnë kundër këtyre armiqve.

“Ne po bëjmë përparim të vazhdueshëm, thotë presidenti amerikan. Forcat irakiane po bëhen gjithmonë e më të afta. Ato po marrin gjithmonë e më shumë përgjegjësi dhe po fitojnë gjithmonë e më shumë territor.”

Presidenti Bush shton se irakianët kanë krijuar momentin e përshtatshëm për liri dhe demokraci.

Ata kanë inkurajuar personat që janë jashtë procesit të marrin pjesë në të. Në çdo fazë ka qenë trysni e madhe për të mos përfunduar brenda afateve, me skeptikë dhe pesimistë që doklaronin se irakianët nuk mund të vetëqeverisnin. Në çdo fazë irakianër provuan gabim skeptikët dhe pesimistët."

Të mbështetësh pajtimin edhe të drejtat e njeriut në një shoqëri të trembur nga dekada dhune dhe ndarjesh fetare, nuk do të jetë e lehtë dhe kjo nuk do të realizohet brenda natës. Megjithatë, presidenti Bush thotë se qeveria irakiane ka një proces për të zgjidhur edhe problemet më të vështira nëpërmjet negociatave, debatit dhe kompromisit. //ze

XS
SM
MD
LG