Lidhje

Sëmundjet e zemrës tek fëmijët

  • Barry Unger

Sipas një studimi të botuar në Revistën e Shoqatës amerikane të Mjekësisë, fëmijët e prindërërve që vuajnë nga zemra, ka më shumë të ngjarë të preken nga sëmundje zemre. Madje, sipas studimit, më i lartë është rreziku i prekjes nga sëmundja midis fëmijëve se sa i trashëgimit të saj nga prindërit.

Studimet e ndryshme tregojnë se problemet e shëndetit, mes tyre edhe sëmundja e zemrës dhe diabeti, janë shpesh të trashëgueshme. Sipas një studimi të ri të doktoreshës Joanne Murabito dhe kolegëve të saj në Qendrën e Studimit të Zemrës në Fremingam të shtetit Masaçusets, kur njëri prej fëmijëve në familje vuan nga sëmundja e zemrës, edhe motra, apo vëllai i tij rrezikohen të preken prej saj.

"Kur motra, apo vëllai kanë sëmundje kardiovaskulare, kjo e shton rrezikun e një infarkti tek vëllai, apo motra, me 45 për qind, krahasuar me një familje, ku vëllerërit, apo motrat nuk vuajnë nga këto sëmundje".

Studimi, i botuar në Revistën e Shoqatës amerikane të Mjekësisë, ishte rezultat i vëzhgimit të 2 mijë e 500 njerëzve të shëndetshëm, vëllezërit dhe motrat e të cilëve vuanin nga zemra.

"Ne e studjuam rastin e tyre për 8 vjet, duke vëzhguar veçanërisht mundësinë e sëmundjeve kardiovaskulare, si infarkti, hemoragjia cerebrale, apo bllokimi i arterieve të këmbëve".

Studimi arrin në përfundimin se ekziston më tepër rreziku i prekjes nga sëmundje kardiovaskulare mes fëmijëve të një familjeje, se sa i trashëgimit të saj nga prindërit.

Doktoresha Murabito thotë se ky rrezik mund të shpjegohet si me faktorët gjenetikë ashtu edhe me mënyrën e ushqyerjes gjatë fëmijërisë.

Këto tre motra, për shembull, nuk kanë probleme të zemrës, por vëllai i tyre ka vdekur nga infarkti.

“Kur hamë së bashku ne nuk para flasim për shëndetin.

Por zonja Murabito shpjegon se motrat dhe vëllezërit duhet të shkëmbejnë informacion për shëndetin e tyre, si dhe të flasin me mjekun.

XS
SM
MD
LG