Lidhje

Viti 2006 fillon me kohë të keqe në Shtetet e Bashkuara


Viti 2006 ka filluar me kohë të keqe në Shtetet e Bashkuara, me zjarre në shtetet jugore të Teksasit dhe Oklahomës dhe përmbytje e rrëshqitje dheu në Kaliforni.

Në Oklahoma, guvernatori Brad Henry i ka kërkuar Presidentit Bush që të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme në këtë shtet, ku zjarre të përhapura me shpejtësi kanë shkatërruar qytete të tëra. Që nga java e kaluar, zjarret kanë shkrumbuar dhjetra mijëra hektarë tokë dhe kanë detyruar qindra vetë të evakuohen nga Oklahoma, Teksasi dhe New Mexico. Katër njerëz kanë humbur jetën në lidhje me zjarret.

Ndërkohë, guvernatori i Kalifornisë Arnold Schwarzenegger ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në shtatë distrikte pas ditësh me shira të rrëmbyer. Stuhi të njëpasnjëshme në brigjet e Paqësorit kanë shkaktuar përmbytje, rrëshqitje dherash dhe kanë detyruar evakuime në atë rajon.

Metereologët thonë se shirat e rrëmbyer po drejtohen nga Kalifornia jugore, ku zyrtarët kanë nxjerrë paraljmërime për përmbytje dhe rrëshqitje dherash.

XS
SM
MD
LG