Lidhje

Fillon fushata zgjedhore në zonat palestineze


Sot filloi fushata për zgjedhjet parlamentare palestineze mes pasigurisë nëse votimet do të zhvillohen më 25 janar ashtu siç është planifikuar.

Partia Fatah në pushtet filloi fushatën në Bregun Perëndimor, ndërsa rivali i saj, grupi Hamas, filloi mitingjet e tij në Rripin e Gazës.

Grupi Hamas, që merr pjesë në zgjedhjet parlamentare për herë të parë, kërkon që votimi të mbahet në datën e caktuar. Por disa udhëheqës të Fatahut kanë bërë thirre për shtyrjen e zgjedhjeve, duke cituar kushtet kaotike në Gaza dhe kërcënimet e Izraelit për të ndaluar votimet në Jerusalemin Lindor.

Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas, paralajmëroi dje se mund t’i shtyjë votimet në qoftë se Izraeli merr një masë të tillë.

Ndërkaq, radioja izraelite njofton se disa raketa u hodhën nga Rripi i Gazës në qytetin Siderot të Izraelit gjatë natës, por nuk ka njoftimeve për viktima apo dëme materiale.

Disa orë më vonë, nga një sulm i Izraelit në Gaza u vranë të paktën dy militantë të grupit Xhihadi Islamik dhe u plagos një tjetër.

XS
SM
MD
LG