Lidhje

Irani synon të rifillojë  programin e tij të karburantit bërthamor


Irani njoftoi se gjatë disa ditëve të ardhëshme do të rifillojë kërkimet në fushën e teknologjisë së karburantit bërthamor, duke i dhënë fund pezullimit të shpallur mbi dy vjet më parë.

Nëndrejtori i Organizatës së Energjisë Bërthamore të Iranit, Mohammad Saeedi, tha se Teherani e ka informouar Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore nëpërmjet një letre se synon të rifillojë kërkimet në fushën e teknologjisë së karburantit bërthamor. Duke cituar këtë letër, agjencia thotë se kërkimet do të fillojnë më 9 janar.

Duke folur në Teheran, zoti Saeedi theksoi se nuk është marrë ndonjë vendim për rifillimin e prodhimit të karburantit bërthamor. Irani pezulloi pasurimin e uraniumit në vitin 2003 si rezultat i një presioni intensiv ndërkombëtar.

Si Shtetet e Bashkuara ashtu edhe Bashkimi Evropian kanë shprehur një shqetësim të madh se Teherani mund ta shfrytëzojë pasurimin e uraniumit për të prodhuar ndonjë bombë atomike. Teherani thotë se programi i tij bërthamor ka vetëm qëllime paqësore.

XS
SM
MD
LG