Lidhje

Familjarët thonë se 12 minatorët e bllokuar u gjetën gjallë


Sipas njoftimeve të fundit nga Virxhinia Perëndimore, 12 punëtorët që kishin mbetur të bllokuar në një minierë qymyrguri, që kur atje ndodhi një shpërthim të hënën, u gjetën gjallë.

Familjarët e tyre ua thanë lajmin gazetarëve sot në orët e para të mëngjesit. Familjarët e minatorëve u shfaqën në ekranet televizive duke pritur në një kishë pranë minierës duke qarë dhe përqafuar njëri-tjetrin.

Njoftimi u bë disa orë pasi zyrtarët e minierës thanë se trupi i njërit prej minatorëve ishte gjetur, por identiteti i tij nuk është bërë i ditur.

XS
SM
MD
LG