Lidhje

Rriten tensionet në Rripin e Gazës para zgjedhjeve parlamentare të 25 janarit


Palestinezë të armatosur hynë me një buldozer të vjedhur përmes kufirit të Rripit të Gazës me Egjyptin sot, ndërsa tensionet vazhdojnë të rriten para zgjedhjeve parlamentare të planifikuara për këtë muaj.

Policia kufitare egjyptiane qëlloi në ajër për të larguar palestinezët që u përpoqën të hynin përmes të çarave të kufirit në Egjypt. Personat e armatosur ishin pjestarë të Brigadës së Martirëve Al-Aksa, një fraksion i jashtëligjshëm i partisë Fatah në fuqi. Ata thanë se kërkonin lirimin e një udhëheqësi vendor të arrestuar në lidhje me rrëmbimin e tre britanikëve javën e kaluar dhe thonë se do të bllokojnë zgjedhjet legjislative palestineze të caktuara për në 25 janar në se i dyshuari nuk lirohet.

Izraeli ia dorëzoi kontrollin e pikës kufitare palestinezëve muajin e kaluar, pjesë e një marrëveshjeve të arritur me ndërmjetësinë e Shteteve të Bashkuara. Pikë-kalimi, tani nën kontrollin e evropianëve, është mbyllur disa herë nga luftëtarët palestinez.

XS
SM
MD
LG