Lidhje

Sekretarja Rajs komenton për gjendjen shëndetësore të zotit Sharon

  • Dejvid Gollast

Sekretarja e Shtetit Kondoliza Rice tha sot se mbështetja e Izraelit për paqe me palestinezët ka një bazë të gjerë, megjithë largimin e mundshëm nga politika të kryeministrit Ariel Sharon, i cili është në gjendje të rëndë. Ajo tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara do të dëshironin që zgjedhjet palestineze të zhvillohen këtë muaj sipas planit.

Zonja Rajs tha se amerikanët po luten për shërimin e plotë të zotit Sharon nga hemoragjia cerebrale që pësoi dje. Por ajo shprehu gjithashtu besimin se populli izraelit do të vazhdojë të qëndrojë i vendosur në përpjekjet për paqe në Lindjen e Mesme, edhe në se kryeministri, forca kryesore që qendronte pas tërheqjes së Izraelit nga Gaza, të mos jetë më në skenën politike.

Komentet e zonjës Rajs në një bisedë me gazetarët në Departamentin e Shtetit, ishin të parat që bën një zyrtare e lartë e administratës Bush lidhur me gjendjen shëndetësore të zotit Sharon. Sekretarja lavdëroi kryeministrin izraelit si një njeri kurajoz me një vizion për paqe bazuar jo vetëm në vendosmërinë për sigurinë e Izraelit, por edhe në faktin se siguria duhet të përfshijë një të ardhme më të mirë për palestinezët. Zonja Rice nuk iu referua lajmeve se hemoragjia cerebrale që ka goditur zotin Sharon mund t’i japë fund karrierës së tij politike por tha se vemendja e Shteteve të Bashkuara është përqendruar në shërimin e tij dhe e bëri të qartë pikëpamjen e saj se mbështetja e Izraelit për politikat e zotit Sharon është me bazë të gjerë. //RICE ACTUALITY// Ky është fokusi ynë dhe do të vazhdojë të mbetet. Unë besoj se dëshira për paqe, dëshira për marrëdhënie të qëndrueshme midis Izraelit dhe palestinezëve është e shtrirë thellë në shoqërinë izraelite, tha sekretarja Rice. Zonja Rice tha se administrata e presidentit Bush vazhdon të mbetet e angazhuar me palestinezët dhe se koordinatori i ri amerikan për Gazën, gjeneral majori Keith Dayton po kthehet në zonë këtë javë për të vazhduar reformat për forcat palestineze të sigurimit. Problemet e sigurimit, kryesisht në Gazë, kanë hedhur hije mbi planet për zgjedhjet legjislative palestineze të caktuara më 25 janar. Por zonja Rice tha se votimi duhet të mbahet sipas planit, megjithëse ai mund të sjellë fitore për lëvizjen islamike Hamas - të cilësuar nga Shtetet e Bashkuara si grup terrorist - dhe në kurriz të lëvizjes Fatah. //2ND RICE ACT// Nuk besoj se duhet të favorizonim shtyrjen e zgjedhjeve ngaqë i druhemi rezultatit. Nuk mendoj se kjo është me vend. Autoriteti palestinez duhet të bëjë çdo gjë që ka mundësi, po kështu edhe lëvizja Fatah për ti demonstruar popullit palestinez se jeta nën një këshill legjislativ palestinez të zgjedhur lirisht që më pas do të punojë me presidentin e zgjedhur atje, do të jetë më e mirë dhe më e sigurtë. Zonja Rice tha se pozicioni i Shteteve të Bashkuara për Hamasin nuk ka ndryshuar por se roli i tij politik është çështje e brendëshme e palestinezëve. Në të njëjtën kohë ajo e vuri theksin tek një deklaratë mbi zgjedhjet palestineze të bërë nga Shtetet e Bashkuara javën e kaluar dhe nga partnerët e saj në Kuartetin e Lindjes së Mesme, Rusinë, Bashkimin Evropian dhe Kombet e Bashkuara. Në deklaratë, katër sponzorizuesit e planit të paqes për Lindjen e Mesme thonë se të gjithë pjesëmarrësit në procesin politik duhet të denoncojnë dhunën, të çarmatosen dhe të njohin të drejtën e Izraelit për të ekzistuar. Kuarteti thotë gjithashtu se çdo kabinet palestinez i zgjedhur duhet të përjashtojë anëtarë që nuk e kanë denoncuar dhunën dhe terrorizmin.

XS
SM
MD
LG