Lidhje

Gratë zhvillojnë fushatë për të vendosur një grua në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së


Një grup i të drejtave të grave ka filluar një fushatë për të vendosur një grua në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan, kur ai të dalë në pension vitin e ardhëshëm.

Grupi me bazë në New York, Equality Now, thotë se sipas traditës së Kombeve të Bashkuara ky post qarkullon mes rajoneve të ndryshme gjeografike, por gratë, që përbëjnë gjysmën e popullatës së botës nuk e kanë mbajtur ndonjë herë këtë post. Grupi thotë gjithashtu se megjithë zotimet e Kombeve të Bashkuara për të emëruar më shumë gra në poste drejtuese, ato nuk përfaqësohen sa duhet.

Equality Now ka paraqitur emrat e grave të kualifikuara për këtë post, duke përfshirë aktivisten birmaneze, Sung San Suu Kyi, Presidenten e ardhëshme të Liberisë, Ellen Johnson Sirleaf, ish drejtoren e Fondit të Kombeve të Bashkuara për popullatën, Nafis Sadik nga Pakistani dhe Presidenten e Letonisë, Vaira Vike-Freiberga. Ky grup po u bën thirrje njerëzve të kontaktojnë përfaqësuesit e tyre të Kombeve të Bashkuara dhe t’u kërkojnë atyre të emërojnë një grua si kandidate për postin e sekretarit të përgjithshëm.

XS
SM
MD
LG