Lidhje

Iraku i bën nderimet e fundit viktimave të dy sulmeve të djeshme


Iraku po varros viktimat e dy sulmeve të djeshme vetëvrasëse në Karbala dhe Ramadi, ndërsa qindra besimtarë shi’itë protestuan ndaj dhunës duke marshuar sot në Bagdat.

Nga sulmet e djeshme humbën jetën 115 irakianë, duke e bërë ditën e djeshme ditën më të rëndë që pas zgjedhjeve të dhjetorit. Një prej sulmeve u krye në një qendër rekrutimi për policë në qytetin e Ramadit.

Qindra shi’itë marshuan sot në Bagdat, duke dënuar kryengritësit që janë fajësuar për dhunën. Ndërkohë po sot Sekretari i Jashtëm Britanik Xhek Stro bëri një vizitë të papritur tek trupat në Basra. Zyrtarët thanë se qëllimi i vizitës ishte vlerësimi i gjendjes që pas zgjedhjeve.

Ndërkohë ushtria amerikane bëri sot të ditur se 11 ushtarë amerikanë humbën jetën dje në Irak. Dy ushtarë humbën jetën kur makina e tyre ndeshi në një minë në veri të Bagdatit. Dy të tjerë u vranë nga shpërthimi vetëvrasës në qendrën e rekrutimit të policëve në Ramadi. Dhe në një sulm tjetër, dy marinsa u vranë në sulme të veçanta në qytetin e Falluxhës.//lk

XS
SM
MD
LG