Lidhje

Irani nuk ka dhënë hollësi mbi planet për të filluar kërkimet bërthamore


Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike thotë se Irani nuk ka dhënë hollësi të planeve të tij për të filluar javën tjetër kërkimet në fushën e karburantit bërthamor.

Një zëdhënëse e agjencisë tha se një mbledhje ishte planifikuar për dje në Vjenë për të diskutuar rreth kësaj çështjeje, por delegacioni iranin nuk u paraqit.

Ajo shtoi se kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike, Muhamed El Baradei, vazhdon të kërkojë sqarime nga Irani rreth planeve të tij për të rifilluar të hënën kërkimet në fushën e karburanit bërthamor.

Në Washington, Sekretarja e Shtetit Kondoliza Rajs tha se shpreson që bisedimet midis Iranit dhe negociatorëve evropianë mund të çojnë në zgjidhjen e mosmarrëveshjes.

Por, ajo paralajmëroi se nëse bisedemiet dështojnë, ekzsiton mbështetje e fortë ndërkombëtare për të paraqitur çështjen e Iranit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për mundësinë e vendosjes së sanksioneve.

XS
SM
MD
LG