Lidhje

Qeveria e Kosovës shpreh shqetesim për incidentet me dhunë të kohëve të fundit

  • Linda Karadaku-Ndou
  • Prishtinë

Qeveria e Kosovës ka shprehur shqetësim dhe ka kërkuar sqarime për një numër incidentesh të rënda, në të cilat, policë të shërbimit policor të Kosovës kanë qëlluar 3 qytetare civilë.

Kryeministri Bajram Kosumi i ka quajtur incidentet tejkalim të autorizimeve dhe keqpërdorim të armëve zyrtare nga disa policë të Shërbimit Policor të Kosovës dhe i ka dërguar një letër shefit të shtyllës së parë të UNMIK-ut, Zhan Dysurd prej të cilit ka kërkuar informacione zyrtare për motivet dhe rrethanat e kryerjes së këtyre veprave penale nga policët vendas.

Kryeministri ka kërkuar nga zoti Dysur që të informohet se çfarë masash janë ndërmarrë ndaj zyrtarëve policorë, të cilët kanë përgjegjësi lidhur me këto raste, në bazë të zinxhirit komandues.

Ekipi Politik i Grupit për Bisedimet mbi Statusin e Kosovës diskuton për disa nga çështjet kryesore

Në një zhvillim tjetër, Grupi Politik i delegacionit të Kosovës për bisedimet për statusin, ka diskutuar sot në Prishtine lidhur me çështje juridike -kushtetuese dhe ekonomike, decentralizimin dhe hartimin e Kushtetutës së re të Kosovës. Këto çështje konsiderohen si tema të mundshme që mund të hapen në bisedime.

Ekspertët shqiptarë thonë se ekzistojnë tri grupe problemesh që duhet t'i ngrejë pala shqiptare, që kanë të bëjnë me dëmet, me rrënimin e bazës ekonomike te Kosovës, probleme të shkaktuara qe nga periudha e viteve ‘90-të dhe dëmet e luftës se fundit.

Grupi që po punon për cështjet ekonomike, përbëhet nga 30 ekspertë dhe po punon tashmë per këto çështje. Problemi tjeter me te cilin po merret ky grup ka të bëjë me qëndrueshmërine ekonomike të Kosovës. Grupi politik nuk e ka mbyllur ende çështjen e një takimi për decentralizimin që mund të mbahet në Vjenë midis Ministrit të Kosovës për Pushtetin Lokal, Lutfi Haziri dhe homologut te tij serb Zoran Lonçar.

Edhe sot nuk kishte ndonjë përgjigje të sakte, nëse është vendosur të shkohet në një takim të tillë dhe cilët do të ishin anëtaret e delegacionit. Grupi negociator i Kosovës duhet të vendosë përfundimisht për këtë çështje.

Autoritetet e Kosovës i urojnë Krishtlindjet Ortodokse komunitetit serb

Presidenti i Kosoves Ibrahim Rugova, i cili është i sëmurë me kancer në mushkëri, uroi përmes një mesazhi dërguar nga zyra e tij e shtypit, besimtarët ortodoksë për festen e Krishtlindjeve ortodokse.

Në mesazh thuhet se dita e Krishtlindjeve është ditë e madhe e lindjes së Krishtit dhe e forcimit të besimit në Zotin, në të mirën njerëzore, është ditë e mirëkuptimit. Permes ketij mesazhi te shperndare nga zyra e tij e shtypit, presidenti perseriti mesazhin per njohjen e pavaresise se Kosoves. Kryeministri i Kosoves Bajram Kosumi, i uroi besimtareve ortodokse Krishtlindjet, duke theksuar dëshiren për jetë më të mire për të gjithë në vend.

Zoti Kosumi, i cili vizitoi disa familje serbe në një lagje të Prishtinës, tha se kishte ndjerë një dozë të madhe optimizmi midis tyre, megjithese pohoi se ekzistojnë një numër problemesh.

Kryeministri theksoi se Kosova u përket të gjithë qytetarëve të saj. Sekretari i Ministrise për Kthim dhe Komunitete, Mihajlo Shepanovic, tha se problemet për pakicen serbe nuk kane te bejne vetem me kthimin e te zhvendosurve, por edhe me nje numer çeshtjesh te tjera, si shkollimi dhe jeta e perbashket.

"Këtë vit, do të veprojme per organizimin e shkollimit ne gjuhen serbe dhe ne gjuhet e komuniteteve te tjera, dhe ne hapjen e cerdheve, te institucioneve parashkollore, qe te kene mundesi te shkollohen ne vete qytetin e Prishtines", tha zoti Shepanovic.

Kryetari i Komunes së Prishtinës, Ismet Beqiri, i cili bashke me kryeministrin u uroi Krishtlindjet ortodokse, ketyre familjeve serbe, tha se qytetarët pësojnë nga propaganda qe vjen nga jashte Kosoves. Zoti Beqiri cilesoi si problem kryesor shitjen e pronave nga qytetaret serbe te Kosoves.

Edhe administrata nderkombëtare në Kosovë uroi besimtaret ortodoksë duke theksuar se Krishtlindjet jane nje kremtim universal dhe një mundësi për familjet dhe miqtë që te bëhen bashkë ne tejkalimin e te ndryshmeve dhe ne riperkushtimin ndaj nevojave te njeri-tjetrit.

Kryeadministratori Jessen Petersen tha ne mesazhin e tij per kete rast, se mesazhi i Krishtlindjeve ben thirrje per paqe midis dhe brenda komuniteteve qe perbejne mozaikun e pasur kulturor te Kosoves.

Kryetari i Parlamentit Nexhat Daci, theksoi në urimin e tij, dëshirën për stabilitet dhe përparim te gjithanshëm të Kosoves. Kryetari i Partise Demokratike Hashim Thaçi, vuri në dukje në urimin e tij se Kosova ka hyrë në një proces të rëndësishëm historik, dhe është koha që të gjithë qytetarët e Kosovës të ndjehen të lirë dhe optimistë për të ardhmen e përbashkët. Aleanca per Ardhmerine e Kosoves, po ashtu shprehu dëshirën që kudo të mbretëroje harmonia, mirëkuptimi dhe mbarësia.

XS
SM
MD
LG