Lidhje

Presidenti Bush u bën thirrje amerikanëve të mësojnë më shumë gjuhë të huaja


Presidenti Bush tha se më shumë amerikanë duhet të mësojnë gjuhë të huaja sepse kjo do të ndihmonte në mbrojtjen e vendit dhe do të nxiste demokracinë jashtë.

Presidenti tha se do t’i kërkojë Kongresit të verë në dispozicion 114 milion dollarë për të filluar dhe zgjeruar mes të tjerash programe të mësimit të gjuhëve arabe, persiane, indiane dhe ruse gjatë vitit të ardhshëm.

Ai tha se kur u flet të tjerëve në gjuhën e tyre, kjo tregon interesim për kulturën e tyre dhe i bën amerikanët ta kuptojnë më mirë botën.

Presidenti Bush e shpalli projektin e tij në një konferencë në Departamentin e Shtetit për arsimin ndërkombëtar, ku morën pjesë më shumë se 100 zyrtarë universitetesh. Ata reaguan me entusiazëm ndaj komenteve të presidentit kur ai tha se do të përpiqej për zbutjen e kufizimeve të vizave për ata që duan të studiojnë në Shtetet e Bashkuara. Universitetet janë ankuar se shumë studentëve të huaj që plotësojnë kushtet u janë mohuar vizat pas sulmeve terroriste të vitit 2001.//lk

XS
SM
MD
LG