Lidhje

Sharon në gjendje kritike, por të qendrueshme


Mjekët që po kurojnë Kryeministrin Ariel Sharon i cili përsoi një hemorragji të madhe në tru, thonë se pas analizave të fundit, ata shohin vetëm një përmirësim të vogël, por shtojnë se gjendja e tij është ende serioze dhe se zoti Sharon nuk ka dalë ende nga rreziku për jetën.

Drejtori i spitalit Hadasah të Jeruzalemit, mjeku Shlomo Mor-Yosef u tha sot gazetarëve se tomografia e re e trurit tregon se pjesa e majtë është normale. Ai shtoi se mjekët nuk mund të bëjnë një vlerësim më të saktë të dëmtimit, derisa ta nxjerrin zotin Sharon gradualisht nga gjendja e komës, në të cilën po e mbajnë.

Mjeku Mor-Yosef tha se neurologët do të zhvillojnë nesër një konsultë për të përcaktuar trajtimin për 24 orët e ardhshme. Në konsultë ata pritet të vendosin se kur do ta nxjerrin nga koma.

Mjekët po e mbajnë qëllimisht në gjendje kome për të lejuar trurin të përmirësohet. Dje zoti Sharon iu nënshtrua një oparacioi tjetër në tru. Të mërkurën ai pësoi një hemorragji cerebrale.

XS
SM
MD
LG