Lidhje

Gjeneral Kejsi: kryengritësit po përpiqen të fillojnë luftën vivile në Irak


Komandanti i koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Irak thotë se kryengritësit e huaj dhe përkrahësit e tyre irakianë po përpiqen të nxisin luftën civile, por ai nuk mendon se ata do të jenë të suksesshëm.

Gnenerali Xhorxh Kejsi tha dje gjatë një interviste me rrjetin televiziv CNN se seria e sulmeve vdekjeprurëse të kryengritësve ishte një anomali dhe jo pjesë e një prirjeje të re.

Shpërthimet vetëvrasëse të ditës së premte, të cilat shkaktuan vdekjen e të paktën 130 vetëve, ishin shpërthimi mi i rëndë i dhunës në Irak që nga zgjedhjet parlamentare të muajit të kaluar.

Reagimi shiit ndaj sulmeve ka qenë i përzier, me disa udhëheqës shpirtërorë duke respektuar thirrjen e Ajatollahut të madh Ali al-Sistani për përmbajtje përballë sulmeve të kryengritësve që kanë për synim të nxisin hakmarrjen nga ana e shiitëve.

Mirëpo, të tjerë thonë se në qoftë se qeveria nuk mund t’i mbrojë irakianët, populli ka të drejtën të mbrojë veten. Këto komente janë interpretuar si një kërcënim i maskuar për të lejuar veprimtarinë e milicive.

XS
SM
MD
LG