Lidhje

Udhëheqësit irakianë bien dakort të krijojnë qeveri të bashkimit kombëtar


Presidenti i Irakut Xhalal Talabani tha se udhëheqësit e partive politike të vendit ranë dakort të formojnë një qeveri të bashkimit kombëtar – por mbetet ende punë për të bërë.

Ai i bëri komentet pas takimit sot në Bagdat me sekretarin e jashtëm britanik Jack Stro, i cili u bëri gjithashtu thirrje udhëheqësve shi’it, kurdë dhe suni të formojnë një qeveri bashkimi me bazë të gjerë.

Në një zhvillim tjetër, policia tha se një person kreu një sulm vetvrasës me makinë bombë ndaj një patrulle policore në juglindje të Bagdatit, duke plagosur 9 persona.

Ndërkohë policia tha se një gazetare amerikane u rrëmbye kurse përkthyesi i saj u vra në Bagdat. Autoritetet thanë se gazetarja, që nuk është identifikuar, do të takohej me një udhëheqës suni sot kur persona të armatosur ndaluan makinën e saj në perëndim të Bagdatit.

XS
SM
MD
LG