Lidhje

Irak: arrihet marrëveshja për krjimin e një qeverie të bashkimit kombëtar 


Presidenti irakian, Xhalal Talabani, thotë se udhëheqësit e partive politike të vendit kanë rënë dakort në parim të formojnë një qeveri të bashkimit kombëtar.

Në një konferencë të përbashkët shtypi me sekretarin e jashtëm britanik, Xhek Stro, zoti Talabani tha dje në Bagdad se marrëveshja midis udhëheqësve shiitë, kurdë dhe suni do të thotë se qeveria e bashkimit kombëtar mund të formohet brenda javësh.

Zoti Stro e përshëndeti këtë zhvillim, duke thën se është qenësore që udhëheqësit irakianë të formojnë një qeveri me bazë të gjerë.

Dhe presidenti rajonal në Kurditanin irakian, Masud Barzani, thotë se dy partitë kryesore kurde kanë rënë dakord të bashkohen në një njësi të vetme administrative.

Ndërkohë, policia tha se një gazetare amerikane u rrëmbye dje, kurse përkthyesi i saj u vra në Bagdad. Autoritetet thonë se kur u rrëmbye, gazetarja, e cila nuk u identifikua, po shkonte në pjesën perëndimore të Bagdadit për t’u takuar me një udhëheqës suni.

XS
SM
MD
LG