Lidhje

Një tërmet i fuqishëm godet Greqinë


Një tërmet i fuqishëm goditi sot Greqinë. Lëkundjet u ndjenë deri në Itali e Egjit. Epiqendra e tërmetit ishte rreth 200 kilometra në jug të Athinës, në afërsi të ishullit Kithira.

Zyrtarët thonë se disa shtëpi dhe ndërtesa u dëmtuan. Autoritetet në ishullin e Kretës njoftojnë për të paktën dy persona të dëmtuar. Instituti grek i gjeo-dinamikës, tha fillimisht se fuqia e tërmetit ishte 6 presje 4, më pas e ngriti atë në 6 presje 9. Sipas shërbimit gjeologjik amerikan fuqia e tërmetit ishte 6 presje 7.

XS
SM
MD
LG