Lidhje

Irani thotë se ka në plan të rifillojë kërkimet bërthamore


Irani thotë se ka në plan të rifillojë kërkimet bërthamore nesër, megjithë paralajmërimin e Bashkimit Evropian se një gjë e tillë do të vinte në rrezik përpjekjet për një zgjidhje diplomatike.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Hamid Reza Asefi, tha sot se inspektorët e Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike, ishin të pranishëm për heqjen e vulave nga objektet bërthamore. Teherani tha ai do të mbajë konakte të ngushta me inspektorët ndërkombëtarë.

Zyrtarë rusë ndërkohë ndodhen në Teheran për të gjetur një zgjidhje kompromisi lidhur me mosmarërveshjet mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara e Bashkimit Evropian. Propozimi i Moskës, që ka mbështetjen e Evropës dhe të Amerikës, synon të bindë Teheranin që pasurimin e uraniumit ta bëjë në Rusi. Irani i mohon akuzat e Amerikës dhe Evropës se po përpiqet të prodhojë armë bërthamore.

XS
SM
MD
LG