Lidhje

Shqipëri: Kryeministri shpreh gatishmërinë që reforma zgjedhore të mbyllet sa më shpejt


Ndërsa pritet që brenda këtij muaji komisioni parlamentar për reformën zgjedhore të nisë punën, Partia Demokratike dhe qeveria e drejtuar prej kryeministrit Sali Berisha shprehën sot gatishmërinë për të ndërmarrë të gjitha përpjekjet që kjo reformë të mbyllet në një kohë sa më të shkurtër dhe të bashkëpunojë me pushtetin vendor për çështjet e listave.

Sa kohë ishte në opozitë, e djathta ka sulmuar ashpër socialistët atëherë në pushtet se nuk kanë bërë të mundur të sigurojnë votën e lirë të qytetarëve. Tashmë do të duhet të jetë ajo që të dëshmojë se me të vëretët mund të garantojë për herë të parë për shqiptarët zhvillimin e një procesi zgjedhor të lirë dhe të ndershëm. Kryeministri Berisha u shpreh i gatshëm për të gjitha kompromiset që do të siguronin realizimin e ketij objektivi:

"Edhe qeverisë dhe opozitës i intereson një sistem konsensual zgjedhor se sa në një sistem në të cilin njëra palë pao tjetra mendon se mund të përfitojë më shumë. PD është e përcaktuar, e gatshme për të gjitha kompromiset që nuk cënojnë karakterin e lirë dhe të ndershëm të zgjedhjeve të ardhshme. Mendoj se propozimet ODHIR-it dhe OSBE-së përbëjnë një bazë solide pune të përbashkët. Të vetmen gjë që jemi të vendosur ne ta anullojmë pavarësisht nga kushdo, është Dushku. Dushk nuk do të ketë më".

Kryeministri u shpreh i gatshëm dhe për prekjen e kushtetutës për ndryshimin e sistemit zgjedhor në favor të një sistemi proporcional të pastër ose proporcional rajonal. Nga ana e tyre, socialistët janë të idesë se komisini zgjedhor uhet të përqëndrohet fillimisht në rregullkimin e të gjitha aspekteve që lidhen me zgjedhjet vendore të cilat do të duhet të mbahen këtë vit dhe çështja e sisitemit që lidhet me zgjedhjet parlamentare të trajtohet më vonë.

Deri më tani komisionet parlamentare për reformën zgjedhore kanë qenë drejtuar nga dy partitë më të mëdha, të cilat kishin dhe të drejtën e vetos për cështjet madhore. Këtë vit me propozim të socialistëve kjo e drejtë i është dhënë edhe partive të vogla, të cilat nëse do të kenë një qëndrim të përbashkët do të kenë mundësi të kundërshtojnë marrjen e vendimeve pa miratimin e tyre.

Socialistët pritet t’i kthejne një përgjigje sot edhe ftesës që kryetari i partisë Lëviozja Socialiste për Integrim i ka bërë atyre dhe Partisë Demokratike për t’u takuar për të shqyrtuar çështjet e reformës.

Koha deri në zgjedhjet e ardhshme vendore nuk është e gjatë dhe komisioni parlamentar duhet të veprojë me shpejtësi, ndërkohë që praktikat e mëparshme kanë dëshmuar vështirësi të mëdha në gjetjen e pikave të përbashkëta.

XS
SM
MD
LG