Lidhje

Besimtarët myslimanë të Shkodrës festuan Kurban Bajramin


Besimtarët myslimanë të Shkodrës festuan sot Kurban Bajramin, duke përcjellë mesazhin e sakrificës, paqes dhe mirësisë për të gjithë njerëzimin.

Për të uruar besimtarët dhe drejtuesit e komunitetit mysliman, Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, bëri sot një vizitë në selinë e Myftinisë së qytetit te Shkodres, ku u shpreh se festat fetare duhet t’i bashkojnë njerezit dhe t’i bëjnë ata me të ndjeshëm ndaj të varfërve dhe njerëzve në nevojë.

"Qoftë kjo dite paqeje, begatije,lumturie, mirëkuptimi dhe tolerancë. Të gjithë së bashku të ndërtojmë jeten tonë, të ecim përpara, të mendojmë më shumë për ata që janë në nevojë, për te varferit. për të varfërit. Politika të krijojë më shumë mundësi për të punësuar të papunët, për të ulur varfërinë dhe, krah për krah me njeri tjetrin, ta ndërtojmë vendin tonë. "- tha Presidenti Moisiu.

Po sot, Presidenti i cilësoi si të kapërcyera disa vlerësime kritike, të bëra nga mediat vendase dhe drejtuesit e komunitetit musliman, në lidhje me deklarimet e tij, të bëra në një konferencë ndërkombëtare mbi historinë e besimeve fetare në Shqipëri.

"Kemi ardhur sot për urim edhe ato gjëra të kaluara janë të kaluara. Ne themi se festat janë për të gjithë njëlloj. Ne shqiptaret kemi një të mire që, edhe Pashkët dhe Bajramin, i kremtojmë së bashku. Kjo traditë është e hershme dhe duhet ruajtur."- tha Presidenti Moisiu.

Ndërkohë, në Myftininë e Shkodrës bënë sot vizita urimi qytetarë të shumtë, autoritetet vendore si dhe përfaqësues të Arqipeshkvisë katolike të Shkodrës, të cilët vlerësuan bashkëpunimin dhe tolerancën ndërfetare në qytetin e Shkodrës.

XS
SM
MD
LG