Lidhje

Presidenti Bush nënshkruan ligjin për Mbrojtjen e Viktimave të Trafikut Njerëzor


Presidenti Bush nënshkroi ligjin për Mbrojtjen e Viktimave të Trafikut Njerëzor që parashikon një fond prej 360 milion dollarësh për të ndihmuar viktimat dhe luftuar trafikantët. Qeveria amerikane, tha Presidenti nuk mund të qëndrojë pasive, ndërsa trafikantët shfrytëzojnë të rinjtë, të pambrojturit dhe të varfërit.

“Tregëtia e qenieve njerëzore vazhdon edhe në kohën tonë. Në emër të ndërgjegjes dhe dhimbshurisë ne duhet t’i japin fund kësaj praktike mizore.”

Ligji parashikon programe për të ndihmuar viktimat, si dhe për të nxjerrë para drejtësisë trafikantët.

“Shfrytëzimi dhe përfitimi nga segmentet më të dobëta të shoqërisë, është forma më ulët e ligësisë. Trafikantët janë grykës që nuk ndalen para asgjëje, që i trajtojnë viktimat thjesht si mallra që i shiten atij që ofron më shumë.”

Mijëra fëmijë dhe të rinj, tha Presidenti futen futen ilegalisht çdo vit në Shtetet e Bashkuara dhe detyrohen të hyjnë në industirnë e seksit. Autoritetet tha presidenti, do të ndjekin e persekutojnë jo vetëm trafikantët, por edhe konsumatorët, ata që e mbajnë këtë tregëti gjallë.

“Kriminelët nuk mund të eliminohen në se nuk godasim ata që paguajnë për të shfrytëzuar seksualisht fëmijët dhe vajzat e reja.”

Presidenti tha se shumë vende po bashkohen me Shtetet e Bashkaura për të luftuar trafikun njerëzor. Ai përmendi veçanërisht vendet e Azisë Juglindore që po bashkëpunojnë me Shtetet e Bashkuara për të luftuar atë që njihet si “industria turistike e seksit”, ku klientët udhëtojnë nga një vend në tjetrin në kërkim të vajzave të reja.

XS
SM
MD
LG