Lidhje

Një zyrtar i OKB-së thotë se 1 miliardë e 500 milionë dollarë nevojiten menjëherë për të luftuar gripin e shpendëve


Koordinatori i OKB-së për gripin e shpendëve thotë se për të luftuar virusin vdekjeprurës nevojiten menjëherë 1 miliardë e 500 milionë dollarë.

Doktor David Nabarro tha dje se shpreson ta sigurojë këtë shumë në takimin e ardhshëm të donatorëve që do të zhvillohet në Pekin dhe është financuar nga Kina, Banka Botërore dhe Bashkimi Evropian.

Doktor Nabarro thotë se vendet e varfra kanë nevojë për shumën prej 1 miliardë e 500 milionë dollarësh, për të organizuar programe parandalimi. Ai e cilëson këtë shumë vetëm fillimin e sasisë së duhur për të luftuar virusin.

Tipi vdekjeprurës H5N1 i gripit të shpendëve u përhap kohët e fundit nga Azia dhe Kina, ku që nga viti 2003 gjetën vdekjen 76 vetë, në Turqi ku 2 persona vdiqën javën e kaluar.

Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë, pranë OKB-së, ka paralajmëruar se sëmundja mund të fuqizohet në Turqi dhe të përhapet në vendet fqinje.

XS
SM
MD
LG