Lidhje

Banka Botërore miraton një fond prej 500 milionë dollarësh për të luftuar gripin e shpendëve


Banka Botërore ka miratuar një shumë prej 500 milionë dollarësh për të ndihmuar vendet që të luftojnë gripin e shpendëve.

Një zyrtar i Bankës i tha agjencisë së lajmeve Reuters se Kirgizia do të jetë vendi i parë që do të marrë fonde muajin e ardhshëm, që mund të kapin shifrën 5 milionë dollarë.

Një zyrtar i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha dje se gjendja e gripit të shpendëve po keqësohet dhe se rreziku i një epidemie mbarëbotërore po rritet çdo ditë.

Organizata e Shëndetësisë thotë se kampione të virusit vdekjeprurës H5N1 që janë marrë nga dy viktima të gripit të shpendëve në Turqi, tregojnë një ndryshim të lehtë gjenetik tek virusi, një shenjë se ai mund të jetë duke u shndërruar në një virus njerëzor që mund të shkaktojnë vdekjen e miliona vetëve.

Gripi i Shpendëve ka shkaktuar vdekjen e tre vetëve në Turqi dhe 79 të tjerëve në Azinë juglindore e Kinë që nga viti 2003.

XS
SM
MD
LG