Lidhje

Kryeministri Sali Berisha shpall masa të reja në kuadër të goditjes së korrupsionit


Kush punon në dogana, tatime dhe në ato poste që lidhen me prokurimet publike dhe kanë apo kanë patur të afërm në poste qeveritare tani do të duhet të mendojnë për të gjetur një punë tjetër. Javën e ardhshme qeveria, sipas asaj që paralajmëroi sot kryeministri Sali Berisha, do të vendosë të mos i lejojë më ata në këto institucione:

"Të gjitha lidhjet e familjarëve të qeveritarëve aktuale dhe të ish qeveritarëve nuk do të mund të punësohen në përmbushje të një premtimi elektoral në asnjë segment të doganave, tatimeve dhe preokupimeve publike në Shqipëri. Ti lëmë të qeta këto
institucione nga telefonat e pushtetit dhe ndikimet".

Kryeministri saktësoi se ky vendim nuk merr shkas nga zhvillimet aktuale, por merret që t’i mbrojë këto institucione nga influencat e panevojshme politike. Javën e ardhshme do të merret vesh edhe se kush do të përfshihet në kategorinë e qeveritarëve që preken nga ky vendim. Po sot Kryeministri Berisha u kërkoi anëtarëve të kabinetit të tij që institucionet që ata drejtojnë të realizojnë plotësisht investimet e parashikuara:

"Eshtë absolutisht përgjegjësi kryesore të realizoni 100 për qind investimet. Përbën një mëkat të madh në një vend të varfër si Shqipëria t’ua marrësh taksat qytatrëve dhe të mos i investosh dhe të mos ua kthesh në shërbime sic ka ndodhur gjitha këto vite kur investimet e vendit, si grantet dhe donacionet e huaja nuk janë realizuar as në gjysmën e 70 përqindshit".

Kryeministri ka kërkuar që duke ruajtur transparencën dhe garën e lirë të propozohen heqjet e të gjitha barrierave burokratike që ekzistojnë në udhëzuesit e zbatimit të ligjeve për prokurimet. Një udhëzues i ri do t'i paraqitet javët e ardhshme qeverisë, ndërkohë që me ekspertizën e Bashkimit Evropian po përgatitet një ligj i ri për prokurimet sipas standardeve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

XS
SM
MD
LG