Lidhje

Organizata Amnesty International bën thirrje për bashkëpunim për hetimin e akuzave ndaj CIAs


Organizata Amnesty International po u bën thirrje vendeve të Bashkimit Evropian të bashkëpunojnë me hetimet që kanë filluar lidhur me akuzat se CIA kishte burgje sekrete në Evropën Lindore.

Kjo organizatë për të drejtat e njeriut i bëri sot thirrje Austrisë, e cila ka presidencën e radhës së Bashkimit Evropian, që t’i mbështesë plotësisht hetimet. Organizata Amnesty International tha se besueshmëria e Bashkimit është në rrezik.

Bashkimi Evropian njoftoi dje se ka filluar hetimet lidhur me njoftimet për burgjet e CIA-s në kontinentin evropian. Këtë çështje po e shqyrton edhe Këshilli i Evropës si dhe një numër vendesh të Bashkimit Evropian.

Njoftimet për burgje sekrete të CIA-s në Evropën Lindore u publikuan fillimisht në nëntor. Një numër vendesh e kanë mohuar ekzistencën e objekteve të tilla në territorin e tyre.

// ic//

XS
SM
MD
LG