Lidhje

Al-Zauahiri mund të ketë mbetur i vrarë në një sulm në Pakistan


Agjencitë amerikane të lajmeve thonë se personi numër dy në hierarkinë e al-Kaidës, Ajman al-Zauahiri, mund të ketë qenë objektivi i një sulmi të djeshëm në Pakistan.

Por, njoftimet, në të cilat citohen zyrtarë amerikanë e pakistanezë, thonë se ende nuk dihet nëse al-Zauahiri është vrarë apo plagosur në këtë sulm.

Sipas dëshmitarëve, të paktën dy avionë qëlluan dje me raketa kundër një fshati në zonën Baxhaur të Pakistanit. Të paktën 18 vetë mbetën të vrarë.

Fshati shtrihet përgjatë kufirit pranë krahinës Kunar të Afganistanit, e cila shikohet si bazë e ekstremistëve talebanë.

Agjencia e lajmeve NBC citon zyrtarë amerikanë të kenë thënë se informacioni i zbulimit kishte lënë të kuptohet se mundësitë janë që Zauahiri të ketë qenë në fshat në kohën e sulmit. Por, kjo nuk është konfirmuar.

Shtetet e Bashkuara kanë caktuar një shpërblim prej 25 milionë dollarësh për kapjen e Zauahirit, për të cilin mendohet se shërben si këshilltar dhe mjek i Osama bin Ladenit.(xh)

XS
SM
MD
LG