Lidhje

Banorët shqiptarë në jug të Serbisë bënë thirrje për më shumë të drejta


Banorët shqiptarë në jug të Serbisë bënë thirrje për më shumë të drejta si dhe për tërheqjen e forcave serb të sigurimit nga rajoni.

Përmes një deklarate të lëshuar sot, politikanët shqiptarë në Luginën e Preshevës, kërkuan njohjen e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në zonën e tyre dhe të drejtën të përdorin flamurin shqiptar.

Deklarata propozon që përfaqësuesit shqiptarë në rajonin e Preshevës të përfshihen në bisedimet e ndërmjetësuara nga Kombet e Bashkuara për të ardhmen e Kosovës. Rajoni i Preshevës ka qënë arenë dhune të herë pas hershme gjatë viteve të fundit.

Në vitin 2001 me ndërmjetësinë e Natos grupet e armatosura shqiptare ranë dakort të ndërpresin sulmet në shkëmbim të shtimit të të drejtave.

XS
SM
MD
LG