Lidhje

Pakistani dënoi një sulm ajror amerikan që shkaktoi vrasjen e 18 personave


Pakistani dënoi një sulm ajror amerikan që shkaktoi vrasjen e 18 personave, përfshirë gra e fëmijë, në një rajon të thellë në kufi me Afganistanin.

Sipas shtypit amerikan që i referohet burimeve të paidentifikuara të zbulimit, sulmi u krye dje nga CIA. Sipas tyre sulmi drejtohej kundër Ayman al-Zavahirit, numrit dy të Bin Ladenit. Nuk ka patur konfirmim zyrtar nga qeveria amerikane ose ajo pakistanze për përfshirjen amerikane në sulm ose në se sulmi drejtohej ndaj al-Zawahirit.

Megjithatë zyrtarët pakistanezë thonë se numri 2 i al-Kaidës nuk ishte në atje në kohën e sulmit. Pakistani thirri sot ambasadorin amerikan për të protestuar ndaj sulmit. Qeveria pakistaneze thotë se ka filluar hetimet. Të paktën 5 mijë vetë u mblodhën sot në fshatin Domadola për të protestuar. //rd//

XS
SM
MD
LG