Lidhje

BE-ja i kërkon Amerikës, Kanadasë dhe Australisë heqjen e vizave për anëtarët e saj të rinj


Bashkimi Evropian i bëri thirrje Shteteve të Bashkuara, Kanadasë dhe Australisë të shpejtojnë përpjekjet për të hequr kërkesat për viza për anëtarët e rinj të organizatës.

Sot në Vienë, komisioneri i drejtësisë në Bashkimin Evropian Franco Frattini tha se këto vende kanë bërë përparim të dukshëm në nënshkrimin e marrëveshjeve reciproke me shtetet e reja anëtare të Bashkimit për të lejuar udhëtime pa viza.

Politika amerikane për heqjen e kërkesave për shembull nuk zbatohet për Greqinë dhe 10 vende të tjera evropiane që iu bashkuan bllokut në vitin 2004. Zoti Frattini tha se ai do ta përfshijë çështjen e vizave përsëri në raportin e tij të muajit korrik, duke thënë se nëse nuk bëhet përparim,

Bashkimi Evropian mund të fillojë të kërkojë viza për amerikanët, kanadezët dhe australianët.

XS
SM
MD
LG