Lidhje

Teheran: OKB-ja nuk mund të ndalojë zhvillimin e teknologjisë bërthamore të Iranit


Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinexhad, thotë se Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara nuk do të ishte në gjendje të ndalonte zhvillimin e teknologjisë bërthamore të Iranit.

Udhëheqësi iranian mbajti dje një konferencë shtypi për të diskutuar rreth mosmarrëveshjes me Perëndimin në lidhje me programin bërthamor të Teheranit. Ai tha se Republika Islamike ka çdo të drejtë të zotërojë teknologji bërthamore dhe shtoi se vendi i tij nuk është i interesuar të ketë armë bërthamore.

Irani i thelloi shqetësimet ndërkombëtare këtë javë, kur hoqi vulat e Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atimike nga objektet e tij bërthamore dhe rifilloi kërkimet në fushën e pasurimit të uraniumit. Teherani kërcënoi t’i japë fund edhe bashkëpunimit me agjencinë e OKB-së për energjinë atomike nëse çështja e programit të tij bërthamor i paraqitet Këshillit të Sigurimit për mundësinë e vendosjes së sanksioneve.

Presidenti Bush paralajmëroi të premtën se një Iran i pajisur me armë bërthamore do të përbënte kërcënim serioz për sigurinë botërore. Ai tha se Irani nuk duhet lejuar të ketë armë bërthamore. (xh)

XS
SM
MD
LG