Lidhje

Izraeli thotë se do të lejojë arabët në Jeruzalemin Lindor të votojnë për parlamentin palestinez


Kabineti izraelit ra dakord të lejojë arabët në Jeruzalemin Lindor të votojnë për anëtarët e parlamentit palestinez, por tha se në fletëvotimet e qytetit nuk mund të përfshihen kandidatë të grupit ekstremist Hamas.

Kabineti e mori këtë votim dje njëzëri, duke zgjidhur një mosmarrëveshje që kërcënonte të shtynte votimin e 25 janarit.

Kryenegociatori palestinez, Saeb Erekat, e dënoi vendimin për të ndaluar konkurimin e kandidatëve të Hamasit.

Disa orë më pas, policia izraelite arrestoi kandidatin numër dy të grupit Hamas dhe dy palestinezë të tjerë që po përgatiteshin të organizonin një tubim në Jeruzalelimin Lindor.

Zyrtarët palestinezë kishin kërcënuar t’i shtynin zgjedhjet nëse Izraeli nuk lejonte zhvillimin e votimit në Jeruzalemin Lindor.

Zgjedhjet në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës do të jenë të parat, në të cilat marrin pjesë kandidatë të Hamasit, i cili ka bërë thirrje për shkatërrimin e Izraelit.

XS
SM
MD
LG