Lidhje

Turqi: 12 vjeçarja që vdiq dje ishte infektuar nga  një formë e rëndë e gripit të shpendëve


Zyrtarë të shëndetësisë në Turqi thonë se analizat tregojnë se vajza 12 vjeçare, që vdiq dje ishte infektuar nga një formë e rëndë e gripit të shpendëve. Zyrtarët thonë se 4 fëmijë kanë vdekur në Turqi nga forma H5N1 e këtij gripi dhe 16 njerëz të tjerë janë infektuar.

Në Indonezi, zyrtarët thonë se një vajzë 13 vjeçare ka vdekur nga gripi i shpendëve, por analizat nuk kanë vërtetuar se ajo ishte prekur nga virusi H5N1, nga i cili kanë vdekur 12 vetë.

Ndërkaq në Izrael, mjekët po i bëjnë analizat një burri nga Jerusalemi Lindor, që mund të përbëjë rastin e parë të prekjes nga gripi i shpendëve në atë vend. Rastet e reja të infeksionit njoftohen ndërkohë që Bregu Perëndior do të kërkojë më shumë se një miliardë dollarë ndihma në konferencën ndërkombëtare për gripin e shpendëve, që hapet nesër në Pekin.

Konferenca ka si synim parandalimin e përhapjes së virusit në vendet e zhvilluara dhe përmirësimin e kujdesit mjeksor për ata që preken nga virusi H5N1. //ze//

XS
SM
MD
LG