Lidhje

Kapsula hapësinore me pluhur yjor kthehet pas shtatë vjetësh në Tokë


Pas një misioni 7 vjeçar dhe një udhëtimi prej 4 miliardë e gjysmë kilometrash, një kapsulë hapësinore me kampione pluhuri nga një kometë e lashtë u kthye sot në tokë. Specialistët e Agjencisë Amerikane të Hapësirës, e gjetën sot kapsulën në gjendje të mirë në një shkretëtirë në shtetin Utah. Kapsula hyri në atmosferën e tokës përmes sondës Stardust. Në vitin 2004 kapsula Stardust, ose Pluhuri Yjor, kapi miliona grimca pluhuri nga kometa Wild Two, për të cilën shkencëtarët besojnë se mban materje nga më e vjetra e sistemit diellor.

Sonda Stardust e lëshoi ngarkesën sot, rreth 110 kilometra mbi tokë. Kapsula hyri në atmosferë me shpejtësinë më të madhe të regjistruar ndonjëherë të ndonjë mjeti hapësinor, rreth 45 mijë kilometra në orë, para se të hapte parashutën për të bërë një ulje pa probleme në bazë ushtarake në shkretëtirën e shtetit Utah.

“Gjithshka funksionoi si sahat. Kapsula hyri në atmosferë në kohën e duhur, kur pamë që u hap parashuta e kuptuam që gjithshka ishte në rregull. Pas hapjes së saj, kapsula u ul ngadalë në poligonin e ushtrisë në Utah.”

Kapsula u tërhoq pastaj me helikopter dhe tani ndodhet në një laborator steril para se të dërgohet të maretën në qendrën Xhonson për fluturime në hapësirë në Teksas.

Takimi i sondës Stardust me kometën ndodhi në vitin 2004, në thellësi të sistemit diellor, por shkencëtarët thonë se ishte njësoj sikur sonda hapësinore të ketë shkuar në fillimet e sistemit tonë diellor, 4 miliardë e gjysmë vjet më parë, kur dielli dhe planetet u formuan. Kjo pasi orbita e kometës shtrihet përtej planetit të Plutos, dhe mendohet se përmban materie e yjeve që u bënë më pas pjesë e sistemit diellor. Donald Brownlee, është një prej ekspertëve të misionit.

“Kometën do ta shfrytëzojmë si një bibliotekë që ka të dhëna nga formimi i sistemit tonë diellor dhe i ka mbajtur ato larg diellit në temperatura shumë të ulta.”

Grimcat e pluhurit nga klometa që kapsula solli në tokë, pritet të ndihmojnë shkencëtarët për studimin e sistmeit diellor.

“Ne po mësojmë për origjinën e sistemit diellor, për origjinën e diellit, origjinën e planeteve dhe diçka për origjinën e jetës. Praktikisht gjithë atomet në organizmin e njeriut dhe në tokë, para formimit të sistemit diellor ishin në formë pluhuri yjor.”

Kapsula Stardust, përmban qindra mijëra grimca të kapura nga një filtër prej qelqi. Pasi kampionët të mbërrijnë në Hjuston të martën, agjencia e hapësirës, NASA, do t’ua shpërndaajo ato shkencëtarëve në botë që të analizojnë përbërjen e tyre.

XS
SM
MD
LG