Lidhje

Iraku do të njoftojë rezultatet e hetimit rreth akuzave për manipulime në zgjedhje


Zyrtarët irakianë të zgjedhjeve do të njoftojnë sot rreth procesit hetimor lidhur me akuzat për mashtrim në zgjedhjet parlamentare të muajit të kaluar.

Një ekip mbikëqyrësish ndërkombëtarë thotë se ka në plan të bëjë të njohura të enjten rezultatet e një procesi të veçantë hetimor rreth dhjetëra ankesave për mashtrim në votim.

Pritet që rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të bëhen të ditura nga fundi i këtij muaji. Rezultatet paraprake tregojnë se një koalicion i rëndësishëm shiit udhëheq me diferencë të madhe.

Ndërkohë, ushtria amerikane liroi 500 të ndaluar nga burgu Abu Graib i Bagdadit, përfshirë dy gazetarë irakianë. Zyrtarët thanë se asnjë nga të liruarit nuk kishte kryer krime serioze.

Dhe një ekip zyrtarësh të gjyqësorit irakian po përpiqen të bindin kryegjykatësin në gjyqin e Saadam Huseinit që të mos japë dorëheqjen.

Gjykata tha se gjykatësi Rizgar Amin citoi arsye personale për vendimin e tij për të dhënë dorëheqjen nga gjyqi kundër Sadam Huseinit, i cili është akuzuar se ka urdhëruar vrasjen e 140 vetëve në vitin 1982.

XS
SM
MD
LG