Lidhje

Britania e Madhe: Gatishmëria e Iranit  për pasurimin e uraniumit në Rusi është thjesht lëvizje taktike


Një zyrtar i lartë britanik hodhi poshtë interesimin e Iranit në propozimin rus, që ka si qëllim arritjen e një kompromisi për çështjen e programit bërthamor të Teheranit. Zyrtari i lartë britanik tha sot se gatishmëria e Iranit për ta shqyrtuar planin për pasurimin e uraniumit në Rusi është thjesht një lëvizje taktike.

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, tha se zgjidhja diplomatike është ende e mundëshme, por shtoi se Irani duhet të pezullojë pasurimin e uraniumit para fillimit të bisedimeve.

Rusia dhe Kina janë kundër saksioneve të OKB-së për Iranian dhe u kanë bërë thirrje vendeve evropiane dhe Shteteve të Bashkuara të ndjekin rrugën demokratike. Britania e Madhe, Gjermania dhe Franca kanë në plan të kërkojnë një takim të jashtëzakonshëm të bordit drejtues të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike për të diskutuar veprimtarinë e kohëve të fundit të Iranit për pasurimin e uraniumit.

//ic//

XS
SM
MD
LG