Lidhje

Irak: rrëzohet një helikopter ushtarak amerikan pranë Bagdatit


Ushtria amerikane thotë se dy ushtarë të saj gjetën sot vdekjen kur u rrëzua helikopteri i tyre në Irak. Një deklaratë e ushtrisë amerikane thotë se ushtarët po patrullonin zonën në veri të Bagdatit, kur helikopteri i tyre u rrëzua në një zonë moçalore.

Dëshmitarët thonë se helikopteri u godit nga një raketë. Më pas kryengritësit publikuan regjistrime në internet në të cilat pretendojnë se shihet sulmi me raketë. As videoja dhe as deklarata e publikuar në internet nuk janë vërtetuar ende.

Ndërkaq, prokurorët në procesin gjyqësor kundër Sadam Huseinit si dhe shtatë të pandehurve të tjerë thonë se procesi do të rifillojë më 24 janar pa një krye-gjykatës. Gjykatësi Rizkar Mohamed Amin dha dorëheqjen javën e kaluar, pasi u ankua për ndërhyrje të qeverisë në proces.

Në zhvillime të tjera, zyrtarët irakianë të zgjedhjeve kanë shpallur të pavlefshme fletë-votimet në 227 kuti votimi, nga një numër i përgjithshëm prej mbi 31 mijë kutish, pasi gjetën prova manipulimesh gjatë zgjedhjeve parlamentare të muajit të kaluar.

Autoritetet thonë se numri i vogël i votave të shpallura të pavlefshme nuk do ta ndryshojë rezultatin e zgjedhjeve të 15 dhjetorit. Rezultatet përfundimtare pritet të shpallen brenda këtij muaji. //ad//

XS
SM
MD
LG