Lidhje

Parlamenti shqiptar hap sot sesionin e ri të punimeve


Shumica në pushtet ka kërkuar ngritjen me urgjencë të Komisionit për reformën zgjedhore, duke u angazhuar se është e gatshme për të gjithë kompromiset e mundshme me forcat e tjera politike.

Kryeministri Sali Berisha ka premtuar se përpara zgjedhjeve vendore do të përgatiten dhe kartat e identitetit përtë gjithë qytetarët shqiptarë ndërsa është shprehur se partia e tij nuk do të përdorë veton për asnjë nga rekomandimet e bëra nga Osbe Odihr.

Socialistët nga ana e tyre janë përfshirë në diskutime të shumta rreth mënyrës së zgjedhjes së presidentit, por edhe për ruajtjen e formulës së njohjes të së drejtës së vetos për partinë e tyre si forca më e madhe e opozitës.

XS
SM
MD
LG