Lidhje

Dënohet me 10 burgim ish ministri i Mbrojtjes i Moldavisë


Ish ministri i Mbrojtjes i Moldavisë, Valeriu Pasat, u gjet fajtor për fallsifikime dhe u dënua me 10 vjet burgim. Avokati i tij tha se do ta apelojë vendimin e sotëm të një gjykate në Chisinau.

Valeriu Pasat u arrestua vitin e kaluar nën akuzat për shpërdorime lidhur me shitjen e 21 avionëve MIG-29 Shteteve të Bashkuara në fund të viteve 90-të.

Në kohën e arrestimit ai ishte zyrtar i lartë në kompaninë kombëtare të energjetikës, Sistemi i Bashkuara Energjetik. Kryetari i kësaj firme ruse, Anatoly Chubais, e kritikoi dënimin dhe tha se ai ishte një akt hakmarrjeje politike.

Autoritetet në Moldavi thanë se Valeriu Pasat ka mbajtur lidhje me opozitën e Moldavisë ndërkohë që punonte në Rusi.

//ic//

XS
SM
MD
LG